Wed. Feb 19th, 2020

LDK me kushte të reja për VV-në në Prizren, ia kërkon edhe një drejtori ose kryesuesin e Kuvendit

1 min read

Lidhja Demokratike e Kosovës i ka vendosur kushte Lëvizjes Vetëvendosje, për zgjedhjen e kryesuesit të ri të Kuvendit të Komunës së Prizrenit.Ky subjekt politik kërkon rifreskim të marrëveshjes së bashkëqeverisjes në këtë qytet.Shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së në Kuvend, Haziz Hodaj tha se kushti për Vetëvendosjen është një drejtori më shumë ose postin e Kryesuesit.

“Me qëllim të krijimit të një balance të pushtetit, pas prishjes së koalicionit me Nismën ne kemi kërkuar edhe një drejtori ose Kryesuesin”, tregon Hodaj për “PrizrenPress”.Kuvendi i Prizrenit ka dështuar të zgjedhë kryesuesin e ri, pas dorëheqjes së Artan Abrashit, i cili në zgjedhjet e fundit është bërë deputet i Kuvendit të Kosovës.Kandidati i VV-së, Muharrem Kurtaj dhe ai i PDK-së, Sulltan Badallaj, muajn e kaluar nuk kanë marrë vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur kryesus të Kuvendit.Lidhja Demokratike e Kosovës pati lëshuar mbledhjen e Kuvendit të Prizrenit.Shef i grupit parlamentar të LDK-së, Haziz Hodaj tha se nga kryetari Mytaher Haskuka kanë kërkuar të shtyhet mbledhja.

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.