Wed. Feb 19th, 2020

Vjosa Osmani: Nexhmije Pagarusha do të të vazhdojë të jetë shembull për të gjitha ne gratë

1 min read

Po vazhdojnë homazhet në nder të Nexhmije Pagarushës, në Teatrin Kombetar.Aty ishte edhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani së bashku me delegacionin e LDK-së.

“Natyrisht e gjithë Kosova dhe gjithe populli shqiptarë janë ne dhimbje te medha. Një njeri qe ka bere shume jo vetem per artin e kulturen por e gjithë popullin. Ne emer te Kuvendit te Kosoves, dhe ne emer te te gjitheve e dashten zerin e saj, i shprehi ngushllime familjes. Ajo do te vazhdoj te jete shembull per te gjithe ne (grate). Ajo me kujtohet ne çdo periudh te jetes sime. Nuk ka periudhë te jetes sone qe nuk lidhet me kenget e saj. Nuk ishte vetem nje kengetare, por nje personalitet qe rrezatonte dashuri dhe miresi”, tha Vjosa Osmani.Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për artisten Nexhmije Pagarusha, e cila i dha vlera të përjetshme kulturës dhe artit tonë kombëtar, presidenti Thaçi e ka shpallur ditën e sotme, ditë zie.

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.