Wed. Feb 19th, 2020

Hoti tregon si synojnë t’i “shpëtojnë” 100 milionë euro nga buxheti i shtetit

1 min read

Zv.kryeministri i parë i qeverisë, Avdullah Hoti, është zotuar se deri në përfundim të këtij mandati, synojnë që t’ia shpetojnë buxhetit të Kosovës, rreth 100 milionë euro, duke i shkurtuar disa shpenzime buxhetore.

Hoti u shpreh se ata tashmë kanë filluar që të bëjnë veprime që sipas tij, do të ruhet buxheti i shtetit, siç është ajo për zvogëlimin e pagave për kabinetin qeveritar.“Tashmë kemi nisur me shkurtimet buxhetore, që kanë të bëjnë me gjëra lluksi. Që nga zvogëlimi i pagave për zyrtarët e qeverisë, e deri tek disa vendime tjera do të merren në të ardhmen, po synojmë që t’ia shpetojmë buxhetit të vendit rreth 100 milionë euro deri në përfundim të mandatin tonë qeverisës”, ka thënë Hoti.

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.