Wed. Feb 19th, 2020

Kurti tha se u nënshkruan pa dijeninë e tij, vjen kërkesa serioze për anulimin e marrëveshjeve me Serbinë

2 min read

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja për hekurudhat dhe autostradat mes Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruara sot në Munih, janë nënshkruar pa dijeninë e tij.

Ai ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara u bën pa njohurinë e qeverisë së tij nga zyrtarë të qeverisë së kaluar.“Sot në Munih janë nënshkruar dy marrëveshje nga zyrtarë të autorizuar nga ish-ministri Pal Lekaj dhe i gjithë procesi i negocimit është bërë para fillimit të Qeverisë sonë. Së këndejmi, këta zyrtarë nuk kanë marrë autorizim nga Qeveria e re as për të negociuar e as për të nënshkruar marrëveshje. Për më tepër as teksti i marrëveshjes nuk është bërë i njohur për publikun e për Qeverinë. Kanë qarkulluar drafte të ndryshme jozyrtare”, ka deklaruar Kurti nëpërmjet një shkrimi në Facebook.Ndaj këtij lajmi ka reaguar ish-kandati për kryetar të Drenasit Xhavit Drenori. Ai ka kërkuar që të anulohen këto marrëveshje, nëse janë nënshkruar pa dijeninë e Kurtit, përcjell Bota sot.Sipas Drenorit, me marrëveshjet e sotme, është turpëruar pozita e kryeministrit të Kosovës.“Atëherë është e rrugës që të anulohen, sikurse vendimet e Ramushit pas dorëheqjes. Është turpëru pozita e kryeministrit të Kosovës me këtë marrëveshje të sotshme, pa dijeninë e përbërjes së saj nga Kryeministri. Njëmend #ShtetHajgare”, ka shkruar Drenori në një postim në Facebook.

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.