Wed. Feb 19th, 2020

Profesori i njohur nuk ftohet në festën e pavarësisë së Kosovës, ka disa fjalë për ambasadorin Nait Hasani

2 min read

Profesori dhe publicisti ndërkombëtar, Enver Bytyçi, ka treguar se prej vitit 2010, kur është kthyer nga emigracioni në Shqipëri, e këtej të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës në Tiranë e kishin ftuar çdo vit në pritjen që kanë bërë me rastin e festimeve të përvjetorëve të pavarësisë.

Mirëpo Bytyçi, thotë se e njëjta nuk ka ndodhur me ambasadorin e ri, Nahit Hasani, i cili sipas tij, e ka përjashtuar nga protokolli dhe nuk e ka ftuar në festën e shtetit të Kosovës, për të cilin publicist tregon se ka dhënë falas, pa asnjë investim e shpërblim të Prishtinës, gjithë dijet, mundin, përkushtimin tim.Tutje profesori i njohur, konsideron se e ka mirëkuptuar këtë vendim të ambasadorit Hasani, sepse ai është në Tiranë si përfaqësues i presidentit Thaçi.“Megjithatë e kam mirëkuptuar këtë vendim të ambasadorit Hasani, sepse ai është në Tiranë si përfaqësues i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe e di se ky ambasador më shumë e do Hashimin se Kosovën dhe pavarësinë e saj. Ndaj ai zyrtarisht prej dje më shpalli të padëshirueshëm”, shkruan Bytyçi.Ja shkrimi i tij:Prej vitit 2010, kur jam kthyer nga emigracioni në Shqipëri, e këtej të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës në Tiranë më kanë ftuar çdo vit në pritjen që kanë bërë me rastin e festimeve të përvjetorëve të pavarësisë.Këtë vit ambasadori i ri, Nahit Hasani, më ka përjashtuar nga protokolli dhe nuk më ftoi në festën e shtetit, për të cilin kam dhënë falas, pa asnjë investim e shpërblim të Prishtinës, gjithë dijet, mundin, përkushtimin tim.Megjithatë e kam mirkuptuar këtë vendim të amdasadorit Hasani, sepse ai është në Tiranë si përfaqësues i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe e di se ky ambasador më shumë e do Hashimin se Kosovën dhe pavarësinë e saj. Ndaj ai zyrtarisht prej dje më shpalli të padëshirueshëm!Në të vërtetë e konsideroj këtë akt si një fitore, sukses dhe nxitje për të bërë gjithnjë punë të mira në interes të Kosovës dhe kombit shqiptar! Nuk do të pres kurrë që bashkëpunëtorët e Beogradit të më japin dekorata apo të më nderojnë me ftesa të tilla.Por më vjen keq për atë se deri ku ka rënë diplomacia e Kosovës: – Mjerisht në nivelet e ideologjisë staliniste dhe enveriste!

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.