Wed. Feb 19th, 2020

Shkumbin Demaliaj i reagon Albin Kurtit, ja çfarë i kërkon

1 min read

Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Kosovës, se dy marrëveshjet me Serbinë janë nënshkruar sot në Munih pa dijeninë e tij nga zyrtarë të qeverisë së kaluar.

Deputeti Shkumbin Demaliaj, ka thënë se Pal Lekaj tashmë është vetëm deputet dhe nuk ka më zyrtarë në Ministrinë e Infrastrukturës, që e ka udhëhequr deri kur postin e mori Lumir Abdixhiku nga LDK-ja, përcjell Bota sot.Deputeti i AAK-së, i ka kërkuar Kurtit që të “mos bëhet horë” dhe të jep dorëheqje. Ai ka ironizuar me Kurtin edhe për takimin me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe taksën ndaj Serbisë.Postimi i Demaliajt:Z.Kurti, ju jeni kryeministër dhe keni një ministër në Ministrinë e Infrastrukturës, njëfarë Abdixhikun që po merret me tendera,sapo ka hyrë në ministri..!! Po thotë që unë po anuloj tendera..!!!Pal Lekaj është deputet dhe nuk ka zyrtarë më në Ministrinë që e ka udhëhequr..!!Mos se u bëre horë..!!Dorëheqja të bën nderë..!!Nuk je për këtë punë..!!Rroftë Bashkimi KombëtarëHarrova me të pyetur: Qysh ish Vuçiçi .????Dhe a ja heqe Taksën 100% Serbisë..!!

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.