Wed. Feb 19th, 2020

Vuçiq: Nuk dua të gënjej popullin për situatën reale në Kosovë

1 min read

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “Serbia po përpiqet edhe lufton për secilin qytetar të saj në Kosovë, por nuk dëshiron ‘të gënjej popullin’ rreth situatës reale”, shkruan “B92” transmeton “Bota Sot”

“Nëse mendoni se kemi shumë gjëra që janë në dorën tonë në Kosovë, ejani o njerëz, mos-ni ju lutem, nuk jemi fëmijë, nuk jemi naiv. Po përpiqemi edhe luftojmë për secilin njeri tonë në Kosovë, por nuk dua ta gënjej popullin dhe të them se çdo gjë do të jetë e jona në 300 vitet e ardhshme”, tha Vuçiq.

Ai ka thënë se tregimet për “tradhtarin e madh” dhe kinse premtimin ndaj amerikanëve se do dorëzoj Kosovën dhe për ata tash ShBA dhe BE nuk mbështesin opozitën në zgjedhjet që po vijnë, po i dëgjoj që nga viti 2012, duke nënvizuar se megjithatë “njerëzit në Kosovë nuk janë të marr dhe e dinë saktë kush i mbështet dhe kush punon për ta”

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.