Mon. Mar 30th, 2020

Lajmërohet Xhavit Haliti, lë mënjanë politikën, flet veç për Pandeminë

1 min read

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti përmes një shkrimi në Facebook ka apeluar te qytetarët që t’i përmbahen rekomandimeve të ISHPK-së për parandalimin e koronavirusit, shkruan Insajderi.Haliti në shkrimin e tij nuk është marrë me zhvillimet politike në vend, por ka kërkuar nga qytetarët përpjekje maksimale, durimi, disiplinë dhe solidaritet për t’a mposhtur virusin kinez.Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,situata e krijuar, si pasojë e pandemisë së shkaktuar nga Covit-19, na ka vënë para një sfide të madhe gjithsecilin prej nesh. Ajo kërkon përpjekjen tonë maksimale, durimin, disiplinën dhe solidaritetin tonë për t’u fituar më shpejtë dhe më lehtë.

Fatkeqësisht në Kosovë deri me tani janë shënuar 20 raste të konfirmuara, ndërsa në Pejë deri në këto momente nuk ka asnjë, fatmirësisht, as të dyshuar. Shpresojmë të mos ketë as në të ardhmen.Në emër të Partisë Demokratike të Kosovës në Pejë, ju ftoj të gjithëve që t’i përmbahemi me përpikëri rregullave të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).Shëndet të mbarë dhe suksese!
I juaj,
Xhavit Haliti

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.