Mon. Mar 30th, 2020

Profesori ndërkombëtar: Ja pse s’ka nevojë Amerika që LDK-ja ta njoftojë për daljen e pabesë nga Qeveria

2 min read

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës Arban Abrashi, ka thënë se kjo parti nesër do ta njoftojë Amerikën se po del nga Qeveria, të cilën po e quan “antiamerikane”.Duke komentuar për këtë, profesori universitar për marrëdhëniet ndërkombëtare Enver Bytyçi, ka thënë se i vjen keq që Abrashi “po keqpërdoret”.Ai ka thënë se Amerika nuk ka nevojë që ta njoftojë Isa Mustafa, për daljen nga Qeveria, të cilën e ka quajtur “dalje të pabesë”, përcjell Bota sot.Sipas profesorit, LDK-ja për këtë mund ta njoftojë presidentin Hashim Thaçi, ai ta përcjell tek homologu serb Aleksandar Vuçiq dhe ky i fundit tek SHBA-ja.

Postimi i plotë i Bytyçit në Facebook:Një djalë i ri u përdor sot për të njoftuar se nesër LDK do të njoftojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për daljen nga koalicioni. Sinqerisht më vjen keq për këta të rinjtë e keqpërdorur, por nuk e kam statusin për këtë.Nuk ka nevojë Amerika që ta njoftojë Isa Mustafa për këtë dalje të pabesë nga një koalicion ku vullnetshëm u kyç! Presidenti i Kosovës ka autorizuar presidentin e Serbisë që t’i ndërmjetësojë marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në. Njoftojeni Hashimin dhe ky e njofton Vuçiqin e ky i fundit SHBA-në.Edhe kryeministri i Shqipërisë i dha autorizim shtetëror e publik presidentit të Serbisë që ta përfaqonte Shqipërinë në takimin vjeshtën e vitit të kaluar me Macron.

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.