Wed. Jul 8th, 2020

Arrihet marrëveshja e koalicionit Mustafa-Haradinaj, këto janë pozitat që merr AAK

1 min read

Është nënshkruar marrëveshja e koalicionit në mes të LDK’së dhe AAK’së.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj pas takimit me të parin e LDK’së, Isa Mustafën.

Ai ka bërë të ditur edhe emrat që i kanë për ministra, 4 ministri dhe 1 zëvendëskryeministër.

AAK merr Ministrinë e Drejtësisë, Arsimit, të Punëve të Jashtme dhe të Zhvillimit Ekonomik.

LDK-ja ka nënshkruar marrëveshje bashkëqeverisëse me AAK-në.

Këtë e bëri të ditur kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj pas takimit me liderin e LDK-së, Isa Mustafa.

Haradinaj tha se AAK-së do t’i takojnë katër ministri dhe posti i zëvendëskryeministrit.

Sot është bërë e ditur se gjatë ditës do të nënshkruhet koalicioni për formimin e Qeverisë së re.

Tashmë në Kuvend të Kosovës ka nisur takimi në mes të kreut të LDK’së, Isa Mustafës dhe atij të AAK’së, Ramush Haradinaj.

Të dy janë duke diskutuar për finalizimin e marrëveshjes bashkëqeverisëse, koalicion ky që do të mundësonte krijimin e Qeverisë së re.

Pas këtij takimi, AAK do të mbajë një mbledhje në selinë e partisë, me fillim nga ora 13:00.

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.