Pamje ekskluzive- Beg Rizaj i zuri peng forcat maqedonase, bërtiste dhe ua tërhiqte vërejtën…

Janë publikuar pamje ekskluzive të grupit “Kumanova”gjatë aksionit në Goshnicë të Maqedonisë Veriore. Portalit “Telegramisot” ka publikuar videon ku shihet Beg Rizaj, i njohur si komandant Begu, duke patrulluar dhe biseduar me robërit e zënë afër kufirit me Kosovën.

“A është gjithçka OK. Luftën duhet me bë të pastër. Vërejta e fundit është tek policët shqiptarë, sot i falëm, në shpinë të tyre e falëm edhe maqedonin. Tjera herë ju bëjmë me dije krejt forcat, si polici ashtu edhe në ushtri, nëse nuk e lajnë punën e kanë plumb kresë. A po nin ti bir i shkinës, a je ka merr vesh. Je me shqiptarë në tokat shqiptare, idiot. P… i nanës”, thotë Rizaj, transmeton Indeksonline

Ndryshe, me 13 Maj 2015 Ministria e Brendshme konfirmoi zyrtarisht se trupat e Mirsad Ndrecajt, i njohur si komandant NATO dhe Beg Rizajt, komandant Begu janë në mesin e të vrarëve në aksionin policor të Kumanovës. Identiteti i tyre ishte vërtetuar në bashkëpunim me Byronë e Interpolit në Shkup.

You may also like...