Mon. May 25th, 2020

Albulena Haxhiu thotë se ka dëgjuar një rrezik që pritet të ndodh në Kosovë

1 min read

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në shkurt të vitit të ardhshëm do të votojnë presidentin e vendit. Derisa të parit të shtetit, Hashim Thaçi, i kanë mbetur edhe nëntë muaj mandat.

Lëvizja Vetëvendosje dhe njohës politikë konsiderojnë se Hashim Thaçi do të synojë edhe një mandat tjetër pesëvjeçar me votat e LDK-së dhe partive të tjera parlamentare. Por këtë e mohojnë nga partia e Isa Mustafës dhe Ramush Haradinajt.

Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu thotë se kanë informacione se LDK-ja si shpagim për mundësinë e formimit të qeverisë, mund të votojë Thaçin sërish për president.

“Kam dëgjuar edhe një rrezik që mund të ndodh, që ne do të angazhohemi që kjo mos të ndodh. Presidenti Thaçi të ketë edhe një mandat. Kjo do të ishte fatkeqësi e madhe për Kosovën dhe për interesat e qytetarëve të Kosovës”, thotë ajo.

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.