Mon. May 25th, 2020

Pacolli: Do të jemi fitues mbi 50%, por Veseli shpreson që jo

1 min read

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, është shprehur e bindur se subjekti politik që e përfaqëson do t’i fitojë mbi 50 për-qind të votave nëse vendi shkon në zgjedhje.

Sipas saj, është kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ai i cili shpreson se VV nuk do ta fitojë këtë përqindje të votave.

“Veseli beson që VV-në nuk mundet me e ndalë, por shpreson që ajo nuk do t’i marrë mbi 50% dhe mundet me u bë ai pastaj kryeministër”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të saj në Facebook.

Gazetari i cili vete na tregon se GjK qenka e kapur nga PDK, pastaj del me burime te brendshme sipas tij nga GjK. Kah keto burime te brendshme kur GjK qenka e kapur nga PDK? E respektojme punen e pavarur te medias, e sic e tha edhe Liburni, mund te jete teresisht koincidence qe interesat e Kadri Veselit perputhen me ate qe parashikon gazetaria e burimeve anonime.

Ne e dime qe do te jemi fitues mbi 50%, por Kadri Veseli shpreson qe jo. Pra, Veseli beson qe VV-ne nuk mundet me e ndale, por shpreson qe ajo nuk do t’i merr mbi 50% dhe mundet me u be ai pastaj kryeminster.

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.