Mon. May 25th, 2020

Tomë Gashi reagon ndaj Hashim Thaçit: Edhe po t’i ketë 77 gjykatës në Kushtetuese, dekreti i Presidentit duhet të shpallet antikushtetues

3 min read

Edhe pak ditë kanë mbetur deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit për formimin e Qeverisë së re.

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se ai do të japë dorëheqje, nëse një gjë të tillë ia kërkon Gjykata Kushtetuese.E së fundmi ka pasur lajme se janë shtatë gjyqtarë të Kushtetueses, në favor të dekretit të presidentit, madje pati dhe reagime të shumta se si po dihet vendimi përfundimtar, pa u publikuar ende nga vet Gjykata.Lidhur me këtë, avokati Tomë Gashi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Gjykata duhet ta shpallë antikushtetues dekretin e Thaçit, pa marrë parasysh përkrahjes nga gjyqtarët.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese duhet ta shpallë antikushtetues dekretin e Thaçit. Nuk ka gjykata alternativë tjetër sepse dispozitat e Kushtetutës janë shumë të qarta dhe nuk lejojnë manipulime, pa marrë parasysh a i ka 7 gjykatës të vet Thaçi. Po t’i ketë kushtimisht edhe 77 gjykatës të tij, vendimi i gjykatës duhet të jetë në favor të dispozitave të padiskutueshme të Kushtetutës”, është shprehur ai.

Sipas Gashit, vendi duhet të shkojë në zgjedhje sepse kështu e thotë Kushtetuta dhe jo pse e kërkon VV apo Albin Kurti.”Dhe jo që anulimin e dekretit po e kërkon Vetëvendosje, qeveria dhe vet Kryeministri Albin Kurti por se ashtu është e paraparë me Kushtetutë, që vendi duhet të shkojë në zgjedhje sepse nëse vendoset ndryshe ku logjika e zgjedhjeve, pse ne dalim në zgjedhje nëse qeverinë po mund ta formojë edhe partia e 4 edhe e 7 edhe e 2 edhe secila që i teket presidentit të ia japë mandatin. Në situata të tilla, presidenti do të dukej si mbret apo diktator e jo si një post ceremonial që paraqet unitetin e popullit”, ka vlerësuar avokati.

Më tej, ai thotë se dekreti duhet anuluar dhe Thaçi nuk do të japë dorëheqje, sepse këtë nuk do ta kërkojë Gjykata, por e gjithë kjo nga ai është manipulim, që të duket më i sigurt në dekretin e tij.”Normalisht Gjykata Kushtetuese do ta anulojë dekretin e Thaçit si antikushtetues sepse kjo është çështje. Normal që LVV është në të drejtën ligjore dhe kushtetuese të kërkojë zgjedhje sepse kështu e thotë Kushtetuta dhe normal që Thaçi nuk do të jep dorëheqje. Sepse këtë nuk do ta kërkojë Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin e saj, sepse kjo nuk është tema por është manipulim i Thaçit servuar opinionit dhe qytetarëve të Kosovës, që të duket kinse është aq i sigurt në dekretin e tij”, ka theksuar Tomë Gashi për “Bota sot”.

Avokati vlerëson se presidenti ka luajtur me qytetarët, derisa e ka shpallur dekretin 5 minuta para përfundimit të orarit të administratës së Kuvendit dhe duke e ditur që Gjykata nuk punon me 1 maj.”Thaçi ka luajtur me qytetarët e Kosovës duke dërguar në parlament dekretin e tij antikushtetues në 5 minuta pa përfunduar orari i punës së administratës së Kuvendit të Kosovës. Se nuk e ka ditur që gjykata do të punojë edhe për 1 maj në një situatë që ai se ka pritur, kinse nga ata 7 apo 77 gjyqtarët e tij”, është shprehur Gashi.

Sipas tij, dekreti do të anulohet sepse e thotë Kushtetuta dhe gjyqtarët nuk mund ta ndryshojnë atë, pavarësisht kush i kërkon favore.”Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do ta anulojë dekretin e Thaçit sepse kështu thotë Kushtetuta e Kosovës dhe ka vendosur kjo gjykatë në situatë të njëjtë në 2014 ndërsa Kushtetuta është e njëjtë, asgjë nuk ka ndryshuar. Gjyqtarët nuk mund ta ndryshojnë Kushtetutën për hatër të askujt, pa marrë parasysh se si e ka emrin ai që kërkon favore dhe pa marrë parasysh si e ka emrin apo funksionin kërkuesi i favoreve jo kushtetuese. Gjyqtarët nuk duhet të jenë servil se nuk janë aty për fontanë dëshirash”, ka përfunduar avokati Tomë Gashi

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.