Këshilltari i Albin Kurtit “kapet” keq me gazetarin Valon Syla, ja si e quan

Këshilltari i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Driton Tali është “kapur” verbalist me gazetarin Valon Syla, i njohur për kritikat e tij kundër mërgimtarëve tanë dhe si i afërt me PDK-në.

Tali përmes një postimi në Facebook, duke e mbrojtur atë që ka thënë dje për presidentin Hashim Thaçi, thotë se, edhe ky personalisht e ka pas nënën amvise dhe babën punëtor arsimi.

Sipas tij, edhe pse është moti në perëndim nuk ka mundur të bëhet milioner, edhe pse është paguar më shumë sesa Hashim Thaçi.

Tali tutje në shkrimin e tij, thotë se edhe nga nëna e tij dhe nga baba është puro shqiptar dhe nuk ka të përzier asgjë me serbë e me malazez.

Ai pohon se, babai i tij ka qenë i maltretuar nga OZNA – UDB.

Postimi i Talit:

Valon A Syla dhe gjithë ju gazetartë e Hashim Thaçit:

Unë nanën e kom pasë amvise dhe babën punëtor arsimi.

Por vet nuk jam bërë milioner edhe pse koxha moti kam qenë në Perendim, shumë ma shumë se shefi juaj, Hashim Thaçi, d.m.th., se zyrtarisht jom pagu ma shumë se ai.

PS: Valon, edhe nga nana edhe ka baba jam puro shqiptar Nuk kam të përzime as me serb e as me malazez. Dhe baba jam ka qenë shpesh here i malltretuar nga OZNA – UDB, menjëhere pas L2B e deri vonë sa ishte gjallë I ndjeri, por për udbe s’ka punu. Të paktën Nik është dyshu dhe askush nuk është frigu nga ai.

You may also like...