Wed. Jul 8th, 2020

Isa Mustafa tregon kur do ta thërrasin seancën për të votuar qeverinë Hoti

1 min read

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kërkon që seanca për votimin e Qeverisë Hoti të thirret nesër, ose më së largu deri të hënën.

Mustafa tha se vendimi i Kushtetueses ka qenë ai i prituri dhe se do të respektojnë çdo vendim të saj.

Mustafa: Seanca për votimin e qeverisë Hoti të thirret më së largu të hënën

“Mbledhje të kryesisë nuk kemi ka konsultime lidhur me thirrjen e seancës së Kuvendit tani do të shohim edhe me kryetarin e Grupit parlamentar dhe me kandidatin tonë për kryeministër se kur do thirret mbledhja e Kuvendit por edhe me partneret tanë të AAK, Nismën dhe partnerët tjerë… Tani ekziston një mundësi që një seancë të mbahet nesër ekziston edhe mundësia që të mbahet të hënën nëse çdo gjë është në rregull. Sa i takon aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese në pikëpamje të hyrjes në fuqi të këtij aktvendimi nuk ka arsye se sa të pritet të mbahet nesër nëse kërkojnë ë procedurat e aktgjykimit të shtyjnë atëherë do respektojmë atë”, tha ai.

Këto komente Mustafa i bëri para selisë së LDK-së, ku tha se do të zhvillojë një takim konsultativ me kandidatin për kryeministër, Avdullah Hotin dhe Shefin e Grupit Parlamentar, Arben Gashin.

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.