Wed. Jul 8th, 2020

Demi reagon ashpër ndaj Thaçit: Shpifës e shantazhues suprem

1 min read

Agron Demi e ka quajtur shpifës e shantazhues suprem presidentin Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Thaçi po e përdorë pozitën e presidentit, jo vetëm për të ndarë territore, por edhe për të krijuar ndarje mes qytetarëve, duke e acaruar skenën politike, përcjell Bota sot.

Demi ka thënë se është e turpshme që studiot televizive po i ofrojnë platformë për shpifje e shantazh ndaj një personi i cili po vepron jashtë forcës së ligjit, sepse nuk ka asnjë prokuror që guxon të marrë përgjegjësi për një shantazhues.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Shpifës e shantazhues suprem

Thaçi është ka e përdorë pozitën e Presidentit, jo vetëm për të nda territore, por edhe për të kriju ndarje mes qytetarëve, duke e acaru skenën politike.

E turpshme që studiot televizive janë duke i ofruar platformë për shpifje e shantazh një personi i cili është ka vepron jashtë forcës së ligjit, ngase nuk ka asnjë prokuror që guxon me marr në përgjegjësi një shantazhues.

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.