Wed. Jul 8th, 2020

Haxhi Avdyli mbron Vjosa Osmanin e ‘godet’ LDK-në: Hashim Thaçi mbetet dhurata më e dëmshme që i kemi bërë vendit

1 min read

“Hashim Thaqi , një president i zgjedhur edhe me votat e LDK-së, mbetet dhurata me fatkeqe dhe e dëmshme që ua kemi bërë vendit”Kështu shkruan në Facebook, deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli pas deklaratave të Presidentit Thaçi në Rubikon ku ndër të tjera sulmon edhe familjarët e kryeparlamentares Osmani për bashkëpununim me Serbinë.“Ky person shpif paturpësisht për këdo që ka guximin me ia shpërfaq publikut karakterin e tij të shthurur” shkruan Avdyli në Facebook.Postimi i plotë:Hashim Thaqi , një president i zgjedhur edhe me votat e LDK-së, mbetet dhurata me fatkeqe dhe e dëmshme që ua kemi bërë vendit. Me qëllim apo pa qëllim, me përfitime politike për LDK-në apo jo, ajo tashmë ska rëndësi më. Ky mbetet përqarës kronik, një njeri i cili nuk skuqet aspak kur mohon edhe fjalët e tij , që paturpësisht sulmon duke shpifur këdo që ka guximin me ia shpërfaq publikut karakterin e tij të shthurur. Unë e kam konsideruar edhe tani e çdo ditë e më shumë jam i bindur që ky person jo vetëm që ka shkaktuar përqarje të medha në skenën politike por mbetet rreziku më i madh për shtetësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.