Wed. Jul 8th, 2020

“Shpërthen” Çun Lajçi kundër Hashim Thaçit: Ti mashkull i Brojës, kurrë s’ta kam dashtë surratin…

2 min read

Aktori Çun Lajçi, i cili ka filluar të reagon edhe për çështjet politike në Kosovë, kësaj radhe i ka reaguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Lajçi përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar presidentin Thaçi pas fjalës së tij ku iu drejtuar popullit në lidhje me akuzat e Gjykatës Speciale.

Lajçi shkruan për fjalimin e presidentit ku thekson se, nuk është dashur të zverdhet pasi nuk e ka kancerin sikurse e ka pasur presidenti historik Ibrahim Rugova.

Ai thotë se Thaçi nuk din çka është me pas zemër e shpirt njeriu, duke shtuar se gjithçka mundet me qenë por njeri jo.

“I lumtun jam që kurrë s’të kam besua, kurrë kafen pi s’ta kam, e kurrë s’kam dashtë surratin me ta pa!”, shkruan Lajçi, përcjell gazeta “Bota sot”.

Postimi i plotë:Ti mashkulli i Brojës!Veç orën, e shtrejtë, n’dorë e shtine n’gjynah mbramë, por kosovarin, Zot e krenar mbi ket dhe, jo!Gjithçka mundesh me qenë, veç njeri jo!I lumtun jam që kurrë s’të kam besua, kurrë kafen pi s’ta kam, e kurrë s’kam dashtë surratin me ta pa!

Shko, se qebesa i ban nder lëkurës tande, jo atdheut jo, ate e ke poshtnua plot 20 vjet!Dhe s’di pse duhej, Ismail këshilltari me ta shkrua at tekst patetik. Ti s’e ke kancerin si Rugova m’u zverdhë e m’u mundua me i shti gurët n’gjynah!Ti s’e ke njerëzorën me dhanë dorëheqje. A din pse? Se s’din ç’asht me pasë zemër e shpirt njeriu!Ik, se je lodhë tue u mshef!

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.