Ibrahim Kelmendi e trondit Hashim Thaçin: Nuk ishte themelues e as udhëheqës i UÇK-së, por komplotist dhe profiter i luftës

Ibrahim Kelmendi, një nga udhëheqësit e LPK-së, me veprim dhe punë në emigracion- kryesisht Gjermani dhe Zvicër, ka thënë se Hashim Thaçi, tash president i Kosovës, ishte komplotist dhe profiter i luftës.

Këto akuza Kelmendi i bëri në Facebook, ku më pas ka pasur edhe shumë reagime në postimin e tij.Sipas Kelmendit, Thaçi nuk ishte as themelues e as udhëheqës i UÇK-së.

“Bashkatdhetarë të mashtruar, Hashim Thaçi nuk ishte as themelues e as udhëheqës i UÇK-së, por komplotist dhe profiter i luftës!”, ka shkruar Kelmendi në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”

You may also like...