Kur drejtësia heshtë

Kur drejtësia heshtë

Tash e sa vite familja Ramadani kërkon Drejtesi për bijet e saj, kërkon drejtesi tek te padrejtit.

Në çdo vend të botes egzistojnë parimet e se drejtesi, parime në bazë të se cilave duhet te ndahet Drejtesia mirëpo në vendin tonë të gjitha këto parime hidhen poshtë dhe ndarja e drejtesisë nuk bazohet në këto parime por në parimin e personave me fuqi te madhe, përsona të cilet janë vet ligji.

Është turp i madhe për një vend siç është Kosova e që proklamohet si vend demokratik të mbajn burg përsona të pafajshëm, të dënoj përsonat pa as edhe një fakt të vetem.

Familja Ramadani kishte bër gjithëçka çka është e mundur dhe kan shfrytezuar të gjitha rruget e mundëshmë ligjore për të kërkuar Drejtesi për bijet e tyre duke shfrytezuar të gjitha instancat shteterore të cila do të duhet të ndanin Drejtesi mirëpo këto kërkesa te tyre kishin hasur në vesh të shurdhër dhe asnjëher nuk ju është ofruar drejtesia që ata po kërkonin.

Me vendimin e të pabazuara dhe me prova të fabrikuar vëllezerit Ramadani qëndruan padrejtësiaht në burg plot 16 vite derisa presidenit i shtetit për të ndërprer këtë padrejtesi i amneston dhe i liron nga burgu Çlirimtaret.

Të dënohen përsonat e pafjshëm dhe te jenë të lirë fajtoret kjo është e pakuptimt dhe krejtesisht e pakapshme.

Asnjëher deri me tani vëllezerit Ramadani nuk kerkuar asgjë më shumë se Drejtesi, nuk kishin kerkuar as falje e as lëmosh nga institucionet ligjëvënese, nuk kishin kerkuar asgjë më shumë veq asaj që ju takon lirit dhe te drejtat themelore te njeriut, te jenë të barabart para ligjit sikur të gjithë qytetaret e botes së civilizuar, e jo te jemi në burgë dhe askush të mos merret me ta, edhe ata janë qytetar të keti vendi edhe kan kontribuar për kët ditë të cilen jemi.

Uncategorized