“LDK-ja përfundimisht i ka vënë vijë të kuqe vullnetit qytetar”

“LDK-ja përfundimisht i ka vënë vijë të kuqe vullnetit qytetar”

Anëtarja e Kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu ka komentuar deklaratën e kreut të LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka theksuar se do të hiqen vijat e kuqe për PDK-në, raporton GazetaBlic.Në një reagim në Facebook, ish-ministrja e Drejtësisë ka thënë se LDK përfundimisht i ka vënë vijë të kuqe vullnetit qytetar.

“Nëse qytetarët kanë vendosur saktësisht ndryshe nga ajo çka paska vendosur LDK, atëherë kjo e fundit përfundimisht i ka vënë vijë të kuqe vullnetit qytetarë. Sigurisht, vijat e kuqe gjithnjë janë hequr në emër të “interesave madhore”. Këto janë orvatjet për t’i ikur zgjedhjeve në mënyrë që kjo nomenklaturë të mbijetojë edhe ndonjë ditë”, ka shkruar Haxhiu.

“Nga poli i PDK-së, LDK tha se po afrohej me VV-në. Dhe kështu mori votat e qytetarëve. Kjo vijë e kuqe e LDK-së u hoq në muajin mars kur rrëzuan qeverinë Kurti dhe tradhtuan votën qytetare”, përfundon ajo.

LAJME