Ministri Zemaj jep lajmin e mirë për Covid-19 në Kosovë

Ministri Zemaj jep lajmin e mirë për Covid-19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i ka falënderuar qytetarët për festimet e natës së mbrëmshme.

“Duke ju dëshiruar një vit sa më të mbarë për juve dhe familjet tuaja, ju falënderoj për festime dinjitoze që keni bërë mbrëmë”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook.

“Ruajtja e shëndetit të gjithsecili prej juve dhe atij publik, është obligim sa moral po aq edhe ligjor, andaj do të jemi bashkë edhe më tej, për një sistem sa më të mirë shëndetësor dhe për fitore të luftës kundër pandemisë”.

Zemaj ka thënë se në Kosovë lakorja e infeksionit me COVID-19 është në rënie.

“Andaj të vazhdojmë edhe më tej me respektim të masave dhe mbikëqyrje nga institucionet relevante”.

“Qoftë një vit i mbarë për juve dhe familjet Tuaja, vetëm bashkë mund t’ia dalim!”, ka shkruar Zemaj.

LAJME