Mjeku i UÇK-së ‘godet’ PDK-në: Inatin s’e keni me Serbinë, por me Albin Kurtin, ka më shumë prova se Specialja

Mjeku i UÇK-së ‘godet’ PDK-në: Inatin s’e keni me Serbinë, por me Albin Kurtin, ka më shumë prova se Specialja

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, ka kritikuar ashpër PDK-në për shkak të votimit të Gjykatës Speciale.

Loshi thotë se PDK-ja inatin e vërtetë nuk e ka me Serbinë, por me liderin e LVV-së, Albin Kurtin.

Sipas Loshit, për PDK-në më mirë është me shkua dikush në burg e me pas pushtetin sesa me askush mos të shkoj në burg e Albin Kurti të ua marr pushtetin.

Sipas tij, Albin Kurti dhe drejtësia në Kosovë kanë më shumë prova sesa Gjykata Speciale.

Postimi i plotë:

Nuk besoj se ndonjëri nga deputetët e PDK-së ka parë ndonjë interes personal, apo partiak kur e ka votuar Gjykatën speciale, veçse ka menduar se do të jetë më mirë për UÇK-në dhe për Kosovën. Edhe vetë ashtu kam menduar. Por, Albin Kurti mendonte ndryshe, ndaj ishte kundër.

A ka mundësi që dikush nga PDK-ja ta ketë votuar Gjykatën Speciale pikërisht për shkak të mosdurimit ndaj Albin Kurtit?! A ka mundësi që edhe OVL-ja të ketë pasur atëherë një kundershtim më të moderuar për inat të Albinit? Duket absurd, por PDK-ja inatin e vërtetë nuk e ka me Serbinë, meqë e konsideron të mundur. Inatin e vërtetë e ka me Albin Kurtin, sepse asnjëherë nuk e ka konsideruar as nuk e konsideron të mundur.

Për PDK-në më mirë është që dikush të shkojë në burg dhe ajo ta ketë pushtetin , sesa askush të mos shkojë në burg e Albin Kurti t’ua marrë pushtetin. Nuk kanë edhe faj. Dikush i ka bërë punët tepër mirë dhe mirëqenja e tyre më shumë rrezikohet nga Albin Kurti sesa nga Gjykata e Hagës. Gjykata Speciale ka pak prova, kurse Albin Kurti dhe drejtësia e Kosovës kanë shumë prova. Ato janë aq të dukshme sa edhe po të duan, nuk mund t’i fshehin. Ato reklamohen përditë para hundës së çdo qytetari.

LAJME