Ndryshimi i listës, këto komuna të Kosovës hiqen nga zona e kuqe

Ndryshimi i listës, këto komuna të Kosovës hiqen nga zona e kuqe

Ka rënë në gjashtë numri i komunave në zonë të kuqe, sipas kategorizimit të komunave në bazë të numrit të të infektuarve për një javë për 100 mijë banorë. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka treguar të premten se është shtuar numri i qyteteve në zonën e gjelbër.“Edhe këtë javë kemi ndryshim në kategorizim të zonave, kemi trend të uljes së infeksionit dhe jemi bashkë të përkushtuar që në vazhdimësi të punojmë”, ka shkruar ai në Facebook.Prishtina, Fushë-Kosova, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potok dhe Leposaviqi janë komunat në zonën e kuqe.

Edhe në të verdhën janë gjashtë komuna: Mitrovica e Jugut, Graçanica, Obiliqi, Podujeva, Juniku dhe Gjilani.
Ndërsa, në zonën e gjelbër, janë 26 komuna: Kllokot, Lipjan, Gjakovë, Kamenicë, Ferizaj, Vushtrri, Pejë, Drenas, Skënderaj, Istog, Deçan, Shtërpcë, Klinë, Shtime, Novobërdë, Viti, Prizren, Suharekë, Kaçanik, Rahovec, Malishevë, Hani i Elezit, Dragash, Mamushë, Partesh dhe Ranillug.Javën e shkuar ishin tetë komuna në zonën e kuqe, 11 në të verdhën e 19 në të gjelbrën.

Në zonën e kuqe futen komunat me mbi 150 raste në javë për 100 mijë banorë. Për këto komuna, vlen masa e kufizimit të lëvizjes pas orës 20:00. Ndërkohë në zonë e verdhë, ku futen komunat me 76 deri në 150 raste në javë për 100 mijë banorë. Dhe në zonën e gjelbër, aty ku futen komunat me 75 raste maksimumi në javë për 100 mijë banorë.Për dallim nga dy zonat tjera, atyre qyteteve që janë në zonë të kuqe qytetarëve u ndalohet qarkullimi prej orës 20:00 deri në orën 05:00.

LAJME