“Nuk është mashtrues, nuk ka lidhje të fshehta me Serbinë”, analisti tregon të gjitha arsyet pse Avdullah Hoti duhet të jetë kryeministër

“Nuk është mashtrues, nuk ka lidhje të fshehta me Serbinë”, analisti tregon të gjitha arsyet pse Avdullah Hoti duhet të jetë kryeministër

Zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen në fillim të këtij viti.

Edhe pse data ende nuk është caktuar, partitë janë pajtuar që ato të mbahen në fillim të muajit shkurt.

E tashmë janë bërë publik edhe emrat e kandidatëve për kryeministër nga partitë.

Avdullah Hoti do të jetë kandidat për kryeministër nga LDK.

E për kandidimin e tij, analisti politik Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot” se LDK është në shtratin e vet pasi Hoti është kryeministër i provuar, serioz, që vjen nga një botë akademike dhe nuk është enverist, mashtrues apo manipulues e nuk ka lidhje me Serbinë apo që mbanë fjalime nëpër televizione, por ai është shtetari dhe jo politikani.

“LDK me nominimin e Hotit besoj se është në shtratin e vet, besoj se Hoti është një kryeministër i provuar, serioz, jo demagog, jo biznesmen, vjen nga bota akademike, është i ditur për shtetbërje, nuk është enverist, nuk është mashtrues as manipulues, nuk e përdor zyrën për partinë, nuk del me mbajt fjalime militantëve nga ballkoni i kryeministrisë, nuk ka shkuar aty me dhunë duke thyer e shkatërruar institucionet, nuk e shantazhon Serbia, nuk ka lidhje të fshehta me Serbinë, ai nuk mbanë fjalime nëpër televizionet e Prishtinë e Tiranës, por bën punë si zyrtar korrekt i shtetit, ai nuk është politikani, është shtetari, ai nuk shantazhohet se nuk e ka lënë veten peng askund, atë nuk e tërheqin për hunde ekstremistët fetarë, ai ka bibël Kushtetutën e Kosovës”, është shprehur ai.

Sipas Shahut, për Kosovën Hoti kryeministër është fat, derisa shton se Kosova është lodhur me diva, dragonj, heronj e luftëtarë por do qetësi e stabilitet.

“Për Kosovën Hoti kryeministër është fat. Ata që e duan kryeministrin që bërtet, që ulërin, që mbanë fjalime nga 5 herë në ditë në gjithë televizionet, ata le të mos e votojnë Hotin. Unë besoj se Kosova është lodhur me diva dragonj, me heronj, me luftëtarë, me shkatërrimtarë, besoj se Kosova do qetësi, mençuri, stabilitet, qëndresëtari dhe këto i ka tek LDK”, ka deklaruar Rexhep Shahu për “Bota sot”.

LAJME