Podujeva del nga zona e kuqe, Bulliqi ka një lutje për qytetarët

Podujeva del nga zona e kuqe, Bulliqi ka një lutje për qytetarët

Komuna e Podujevës sot edhe zyrtarisht ka dalë nga zona me rrezikshmëri të lartë me COVID-19, derisa ka kaluar në zonën e verdhë.Këtë e kanë bërë të ditur kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.Ndërkaq, i pari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi përmes një postimi në Facebook ka lutur qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat e vendosura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot kategorizimin e ri të komunave, sipas numrit të personave të infektuar me coronavirus. Pas rënies së numrit të të infektuarve në komunën tonë, me vendimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë, Komuna e Podujevës është larguar nga zona e kuqe, duke kaluar kështu në zonën e verdhë. Me këtë (kalimin në zonën e verdhë) hiqet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve. Ju lusim të vazhdoni të respektoni masat e vendosura nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike! Mbani maskën! Mbani distancën! Mbani higjienën!”, ka shkruar Bulliqi.Ndryshe, Komuna e Podujevës pati hyrë në zonën e kuqe më 11 nëntor të vitit të kaluar, pas numri i rasteve aktive ka qenë rreth 500.

LAJME