Zemaj: Mërgimtarët nga Zvicra që vijnë në Kosovë nuk do t’i nënshtohen karantinës

Zemaj: Mërgimtarët nga Zvicra që vijnë në Kosovë nuk do t’i nënshtohen karantinës

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se bashkatdhetarët nga Zvicra që vijnë në Kosovë, nuk do t’i nënshtohen karantinës.

“Vendimi ka ardhur pas vlerësimit që është bërë nga Zyra Federale e Shëndetit Publik në Zvicër, me arsyetimin se Kosova prej më shumë se dy javësh ka numër të ulët infeksionesh, nën 60 në 100 mijë banorë, ndërsa ditëve të fundit, ka rënë në 52”.

“Kosova është më e bukur me bashkatdhetarët, prandaj është me dyer të hapura 12 muaj të vitit!”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social Facebook.

LAJME